Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria nuk po na rimburson faturat e energjisë

Shoqata e të Verbërve dhe Shoqata e Para e Tetraplegjikëve nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka bërë thirrje qeverisë të rimbursojë faturat e tyre të energjisë elektrike dhe të transportit publik, pasi sipas tyre pas ndryshimeve ligjore një gjë e tillë nuk po ndodh.
Ata shprehen se ndryshimet ligjore të datës 15 Mars u kryen për të shmangur abuzimet, ndërsa tani po shkelen të drejtat e njeriut.
‘Njerezit tane ndodhen para pamundesise se likujdimit te ketyre faturave ,njerezit tane po zbriten nga autobuzat dhunshen per shkak te pamundesise per te paguar biletat,njerezit tane jane izoluar neper shtepia dhe nga komunikimi me emergjencat apo nevojat sociale te komunikimit per shkak te nderprerjes se rimbursimit te faturave te tel.Zoti Bode ka deklaruar se shuma prej 25 milion dollaresh qe eshte paguar CEZ per rimbursimin e faturave tona do vazhdoje te paguhet vetem per personat paraplegjik dhe te verber dhe jo per 10000 perfitues te tjere abusive”- thuhet në deklaratë.
Të verbërit dhe para e tertaplegjikët shprehen se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre atëherë do ti rikthen protestave, si në rang lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Gazeta Idea, 02.06.2012