Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Buxheti, peng i privatizimeve (ne energjitike)

Privatizimet po mbajnë peng qeverinë për shifrën se sa do të shkurtojë buxhetin. Sipas deputetit demokrat, Sherefedin Shehu, të dhënat paraprake për reduktimin e buxhetit flasin për një vlerë afërsisht 9 miliard lekë, por Ministria e Financave është duke pritur edhe privatizimin e 4 HEC-eve në fillim të qershorit dhe më pas do të vendosë për shifrën e saktë. Investimet publike janë mes sektorëve qe mund te preken me shume. Nga ana tjetër, ekspertët financiarë mendojnë se qeveria nuk ka shumë alternativa në këtë rishikim. Sipas Adriana Berberit, financat duhet të zgjedhin mes skenarit i cili do të jetë më konservator me shkurtimin dhe do të rrisë borxhin publik, ose të reduktojë buxhetin me 20 miliard lekë, gjë e cila automatikisht do të prekë edhe zëra të ndjeshëm siç janë arsimi dhe shëndetësia. Qeveria miratoi për 2012 një buxhet të konsideruar të fryrë nga opozita, i cili kishte vlerën e 397 miliard lekëve, ndërkohë që parashikohej një rritje ekonomike prej 4.3%.

TV Vizion Plus, 31.05.2012