Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukës, përmbyten tokat e 30 shtëpi, KESH: Situata e qetë

Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës ka përmbytur 30 familje së bashku me të mbjellat e tyre. Zona e fshatit Përbreg në rrethin e Kukësit ndodhet nën ujë pasi aktualisht liqeni ndodhet në kuotën maksimale 296 m mbi nivelin e detit. Mendohet se shkak për këtë janë bërë prurjet e mëdha të lumit Drin, por edhe sepse hidrocentrali është lënë në pushim të plotë me qëllim akumulimin e rezervave ujore për stinën e verës.
Niveli i lartë i ujit ka hyrë në katet e para të banesave, ka shkatërruar të mbjellat si dhe ka bllokuar rrugëkalimet. Madje pikërisht prej kësaj ata nuk kanë arritur dot as të shpërngulen. “S’kemi nga të dalim për të shkuar në rrugë, por kemi gjetur një rrugë mali që është shumë larg dhe e rrezikshme. Prej 2 javësh gjendemi në këto situata duke konsumuar edhe ujë të ndotur. Shqetësimin më të madh e kemi për fëmijët pasi mund të sëmuren në çdo moment”, – tregojnë banorët.
Kryetari i komunës Tërthore, Rrahman Dema pohoi për “Gazeta Shqiptare” se: “Jam i njohur me këtë problem, por ne si komunë jemi të pafuqishëm. Nuk kemi forcë për ta ndryshuar situatën, megjithëse është një problem i mbartur ndër vite. Kemi kontaktuar specialistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, por për momentin është e pamundur pasi kjo situatë ka një kosto të lartë financiare. Do të kërkojmë ndihmën e qeverisë dhe do bëjmë përpjekjet tona për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, – përfundoi ai. Fshati Përbreg në Tërthore është 6 km larg qytetit të Kukësit.
KESH: SITUATA E QETË, PRURJET E FIERZËS BRENDA PARASHIKIMIT
Pas shqetësimit për rreth 30 familje në fshatin Përbreg të komunës Tërthore në Kukës, të mbjellat dhe banesat e të cilëve janë nën ujë, vjen edhe reagimi i KESH. Sipas kreut të KESH, Ëngjëll Zeqo niveli i tanishën i liqenit të Fierzës është brenda parashikimit.
“Niveli i liqenit të Fierzës është 295.2 metra. Prurjet janë 200 m/kub/s, niveli brenda parashikimit”, shprehet ai.
Sipas tij situata është e qetë, ndërsa shton se po zbatohet rregullorja për digat. “Në liqenin e Fierzës po punohet me dy agregatë, nuk ka stakime”, shton Zeqo.

www.balkanweb.com, 20.05.2012