Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interkonjeksioni, Holkemper: S’ka konflikt me qeverinë shqiptare

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Carola Muller Holtkemper, ka deklaruar sot nga qyteti i Gjirokastrës se ende nuk janë përmbushur 12 rekomandimet e BE që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
Diplomatja gjermane ka këshilluar që “të vijojë puna për reformën elektorale dhe atë parlamentare”.
Sipas saj, me rëndësi ështe edhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.
Holtkemper komentoi nga Gjirokastra edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duke deklaruar se ai “duhet të jetë një figurë konsensuale dhe në përputhje me Kushtetutën”.
Ambasadorja i është përgjigjur edhe interesimit të mediave në lidhje me ndërtimin e linjës së inter-konjeksionit Kosovë-Shqipëri e financuar nga banka gjermane KFW, që u përfol se u bllokua qëllimisht nga qeveria shqiptare.
Ajo tha se s’mund të flitet për konflikt të bankës me qeverinë shqiptare, ndërsa shtoi se “Ka rëndësi që procesi duhet të jetë transparent”.

www.balkanweb.com, 09.05.2012