Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saudi Aramco humbet 200 miliardë dollarë nga konflikti SHBA-Iran

Aksionet e gjigantit botëror të naftës Saudi Aramco kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i debutimit të kompanisë shtetërore saudite në bursë, pasi investitorët po stepen nga një hakmarrje e mundshme iraniane pas vrasjes së javës së kaluar të Qasem Soleimani në një sulm ajror amerikan.

Vlera e aksioneve ra me të paktën 2 për qind që nga vrasja e Soleimanit, duke reflektuar shqetësimet se Irani mund t’i përgjigjej sulmit duke synuar infrastrukturën e naftës të Arabisë Saudite, një aleat kyç amerikan në rajon.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës së papërpunuar me rreth 6 për qind, ku çmimi për fuçi ka arritur gati 70 dollarë, aksionet kanë qenë të ulëta që në muajin dhjetor. Madje sipas të dhënave të kompanisë, rënia totale e aksioneve që nga pezullimi i ofertës publike në 16 dhjetor, arrin në gati 10 për qind më pak, duke bërë që në vetëm dy javë Saudi Aramco të humbasë më shumë se 200 miliardë dollarë nga vlera e tregut. 

Investitorët janë të shqetësuar se Irani, i cili e numëron Arabinë Saudite në mesin e armiqve të tij rajonalë, mund të sulmojë objektet e prodhimit të kompanisë ose rrjetet e tij kompjuterike në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit. Sipas ekspertëve, vrasja e tij ka nxitur rreziqe gjeografike të paeksploruara, të cilat do të kufizojnë oreksin e investitorëve të huaj për Saudite Aramco.

Madje, sipas tyre një nga mënyrat më të mundshme se si Irani mund të hakmerret është përmes sulmeve kibernetike. Vendi ka aftësi të forta në internet dhe më parë ka qenë i lidhur me sulmet ndaj bankave të mëdha si J. P. Morgan, Bank of America dhe Wells Fargo që e kanë bërë të vështirë për klientët të regjistrohen në llogaritë e tyre dhe të kenë kontroll mbi shumat e ruajtura në bankë.