Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Video Prifti-Beqiraj, Gjykata e Lartë shprehet të enjten

Gjykata e Lartë do të shprehet ditën e enjte në lidhje me vijimin e mëtejshëm të hetimit për ish-ministrin e Ekonomisë Dritan prifti dhe zëvendësin e tij Leonard Beqiraj.
Prifti dhe Beqiraj akuzohen për korrupsion pasiv, pas zbulimit të videos në kompjuterin e ish-ministrit, ku ai ndante me zëvendësin e tij një shumë parash me vlerë 70 mijë euro.
Vendimi për tu shprehur ditën e enjte u mor nga trupi gjykues me relatorë Mirela Fana dhe gjyqtarët Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari, pas dëgjimit të palëve respektive.
Avokatët mbrojtës, Fatmir Braka dhe Vladimir Meci, kërkuan pushimin e çështjes me pretendimin se akt -ekpertimi i kryer nga eksperti amerikan është i pavlefshëm dhe për pasojë të gjitha aktet e rrjedhura prej tij, nuk janë të vlefshme.
Ndërkohë, Prokuroria kundërshtoi kërkesën për pushimin e çështjes penale në ngarkim.
Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.

www.balkanweb.com, 07.05.2012