Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji: Jepet me koncesion linja e interkonjeksionit Tiranë-Shkup

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço ka pritur dje në një takim përfaqësues të kompanisë bullgare EMU a.d. Targovishte. Kompania bullgare tregoi interesin kryesor të saj për fushën e privatizimit të HEC-eve si dhe marrjen me koncension të linjës së interkonjeksionit Tiranë –Shkup. Ministri z. Naço, pasi i njohu me arritjet e Shqipërisë në fushën e energjisë si dhe mundësitë që ofron vendi ynë në këtë sektor, shprehu kënaqësinë e tij për interesimin e kompanive të huaja për të investuar në sektorin e energjisë, si dhe mbështetjen e tij maksimale për ndërtimin sa më shpejt të linjës së interkonjeksionit mes Tiranës dhe Shkupit, e cila do të kompletojë edhe rrjetin e transmetimit të energjisë së Shqipërisë me rajonin.
Po ashtu, ministri i METE, z. Nasip Naço siguroi edhe njëherë kompanitë e huaja, të cilat kanë interesa investimi në Shqipëri në fushën e energjisë, se qeveria shqiptare do të jetë një partnere serioze. Ai e ftoi kompaninë EMU që të konkurronte për koncensionin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Shkup, duke i siguruar ata se gara do të jetë e hapur dhe transparente.

energjia.al, 27.04.2012