Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkimi i naftës, marrëveshje me Exxon dhe Rosneft

Rosneft dhe Exxon Mobil Corp përfunduan një aleancë të rëndësishme mes tyre, e cila do të sigurojë informacion dhe akses për kompaninë shtetërore të naftës në rezervat e Amerikës së Veriut. Marrëveshja me shumë përfitime do t’i japë mundësi kompanisë Rosneft të përfshihet në tre projekte të mëdha në Amerikën e Veriut, ku kompania Exxon po punon për të nxjerrë rezerva të vështira për t’u arritur në Teksasin Perëndimor, në provincën kanadeze të Albertas si dhe në Gjirin e Meksikës.
Dy kompanitë janë marrë vesh edhe për transferimin e teknologjisë në mënyrë që Rosneft të mund të shfrytëzojë revervat e mëdha, por të ngecura në xhepa shkëmbinjsh joporozë në tre fusha gjigande në Siberinë Perëndimore.
Ekzon, e listuar si kompania më e madhe e naftës në botë, kishte nisur bisedimet që gushtin e kaluar.

TV Albanian Screen, 17.04.2012