Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha, afera me mafian serbe (eng also)

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzohet për bashkëpunim me mafian serbe në sektorin energjetik në dëm të shtetit të Kosovës.
Në një artikull të botuar në të përditshmen kosovare “Zëri”, shkruhet se kryeministri Berisha ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.
Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin
Gazeta citon burimet e saj se kanë treguar se si biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.
“Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, kanë thënë burimet e “Zëri”.
Është mësuar po kështu se tenderi për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, me kapacitet prej 400 kilovoltë, është hapur në mars të vitit 2011. Ky projekt financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe ndërtimi i tij do t’i sillte Kosovës pavarësinë nga linjat serbe.
“Zëri” shkruan se në proçedurat e rregullta të tenderit morën pjesë disa kompani të njohura të kësaj fushe si “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjë e Hercegovina.
Kompania e parë “Dalekovod” është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me suskes edhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan-Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh.
Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë zyrtarë të Operatorit të Sistemit të Transmisionit, Operatori i Sistemit, Transimsionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Republikës së Kosovës, si dhe konsulenti gjerman “Intesh Gopa”, fitues i tenderit u shpall kompania kroate “Dalekovod”.
Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës pas emërimit të drejtorit të ri të OST-së, ish-truprorja e Sali Berishës, njëherësh ish-drejtor i doganës së Durrësit, Arben Ibroja.
Ibroja, i udhëzuar nga kryeministri Sali Berisha bllokoi projektin për një kohë të pacaktuar. Ky projekt ka indinjuar më së shumti Bankën Gjermane për Zhvillim, e cila e ka shprehur shqetësimin e saj edhe në një letër dërguar Ministrisë së Financave më 5 dhjetor të vitit 2011.
“Ne po shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në proçesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tani aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë është vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në letrën e drejtorit të Bankës Gjermane për Zhvillim, Roland Siller.
Më tej Siller kërkon nga qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe njëherë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proçes nuk do të vonohet më tej. Drejtuesit e Bankës Gjermane i kanë shkruar qeverisë shqiptare edhe më 7 shkurt të këtij viti.
Në këtë letër është cekur se vonesat në projekt shkaktojnë kosto ekstra, por të gjitha këto sipas “Zërit” kanë rënë në vesh të shurdhër. Kjo e përditshme citon burimet e saj të kenë thënë se autoritetet shqiptare asnjëherë nuk i janë përgjigjur Bankës Gjermane për Zhvillim.
Pjesë e ankesave është bërë edhe kompania fituese e tenderit “Dalekovod” nga Kroacia. Në një letër drejtuar OST-së, zyrtarë të kësaj kompanie thonë se prej më shumë se 3 muaj e gjysmë nuk ka asgjë lidhur me projektin për të cilin kjo kompani është shpallur fituese.
Naço: Shtymë tenderin. Opozita: Zvarritja favorizon serbët
Ministri i Energjetikës Nasip Naço pranoi se tenderi për linjën e interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën është shtyrë duke shpjeguar arsyet:
“Në dijeninë time tenderi është bërë prej disa muajsh. Autoriteti kontraktues nuk ka qenë gati që të lidhte menjëherë kontratën pasi ka menduar që termat e referencës kishin probleme në lidhjen e kontratës. Është diskutuar nga zyrat juridike në Ministrinë e Ekonomisë, por edhe tek ato të OST-së, është marrë një mendim më i kualifikuar dhe do të jepet një zgjidhje në ditët në vijim”, thotë ministri Naço.
Por opozita thotë se zvarritja e ndërtimit të linjës dëmton interesat e Shqipërisë dhe Kosovës dhe duket e qëllimshme për të mbrojtur interesat e biznesit serb.
“Jemi të detyruar të mendojmë që një prioritet i tillë në interes të Shqipërisë dhe Kosovës, bllokuar prej një viti e ca, duhet të ketë qëllime ose korruptive ose interesa të palëve që nuk janë të interesuar për krijimin e kësaj linje me krijimin e pavarësisë së Kosovës”, thotë deputeti PS-së, Artan Gaçi.
KFW që është dhe financuesja e projektit ka patur ankesa për shtyrjen e afateve dhe Ministri i Ekonomisë pranon që ka patur letërkëmbim në lidhje me këtë çështje.
Nasip Naço, Ministër i METE: Sigurisht kemi patur letërkëmbim, është një kontratë që do të lidhet mes KFW-së dhe OST-së. Nuk besohet që një kontratë mund të firmoset me një intervistë, ka disa kushte ligjore që secila palë duhet t’i përmbahet dhe termave të referencës. Nëse është në përputhje do miratohet, nëse s’është…asnjë s’merr përsipër që të shkelë ligjin nga presioni që bën dikush.
Artan Gaçi, deputet i PS-së: Ne do të kërkojmë në seancë plenare që të zhbllokohet ky bllokim i qëllimshëm që nuk ka asnjë argument nga ana e qeverisë shqiptare në të mirë të vendit dhe të Kosovës. Do të kërkojmë që në prioritet të jenë interesat e shqiptarëve dhe jo të serbëve.
Linja e interkonjeksionit konsiderohet si një projekt i rëndësishëm si për Shqipërinë, pasi siguron një burim shtesë për të blerë energji me kosto të ulët, por ashtu edhe për Kosovën duke ulur varësinë e saj energjetike nga Serbia.

“Berisha, affairs with the Serbian mafia”
The Albanian Prime Minister, Sali Berisha, is accused of cooperation with the Serbian mafia in the energy sector, with affairs that have damaged Kosovo.
An article published on the Kosovo daily newspaper “Zeri” says that for more than one year, Prime Minister Berisha has blocked the 400 KV project that connects Albania with Kosovo.
The blocking of this project has secured Serbia a monopoly in Kosovo’s energy market, as the only way to secure power supply.
The newspaper quotes that the Serbian businessmen, Vuk Hamovic, one of the richest people in Balkan and who operates in this business together with Damir Fazlic, have met in Vienna, Austria, with the Prime Minister’s son, Shkelzen Berisha.
 “The Serbian businessmen have paid high rank Albanian officials for blocking the construction of this power line”, Zeri sources have declared.
The tender for the Albania-Kosovo 400 KV power line construction was opened on March 2011. This project is financed by the German Bank for Construction and it would make Kosovo independent from the Serbian power lines.
“Zeri” writes that the companies that participated in the regular procedures of this tender were “Dalekovod” from Croatia and “Energo Invest” from Bosnia and Herzegovina.
“Dalekovod” is a very successful company that has successfully finalized the Elbasan-Podgorica power line, with a 400 KV capacity.
After the commission’s assessment, in which were present officials from the Transmission System Operator, the System Operator, the Transmission and Power Market operation in Kosovo and the German consulent, Intesh Gopa, the winner of the tender was declared the Croatian company Dalekovod.
According to Zeri, this project remained untouched after the appointment of the new director of Transmission System Operator, a former bodyguard of Sali Berisha and also former director of the Durres Customs, Arben Ibro.
Ibro has been instructed by Sali Berisha to block the project. This has concerned the German Bank for Development, which has expressed its concern on a letter sent to the Ministry of Finances on December 2011.
“We are concerned about the delays in the process that will grant the contract to the best offer for these two big energy projects. Although the final project reports have been sent weeks ago for both projects, TSO has not given a final decision and the negotiations for the agreements have been delayed, as result”, says the letter of the German Bank for Development director, Roland Siller.
Siller also asks the Albanian government to review the matter and guarantee that the process would not delay any longer. The German Bank directors have written to the Albanian government on 7 February 2012.
In this letter they have mentioned that the delays with the project will cause extra expenses, but according to Zeri, there has been no reply. The daily newspaper quotes its sources saying that the Albanian authorities have never answered to the German Bank for Development.
Some of the complaints have also come from the winning company, Dalekovod, from Croatia. In a letter sent to the TSO, the officials of this company say that there is nothing related with the project for which this company was declared winner, for more than 3 months and a half.

TOP Channel, 16.04.2012

Energjia, Saliu favorizon Serbinë
Propagandohet gjithë kohën “Shqipëria, superfuqi energjetike” kur në të vërtetë situata energjetike është në prag kolapsi. Cez-i, suksesi i kësaj qeverie, mbifaturon në mënyrë masive duke detyruar njerëzit të dynden në dyert e ERE-s dhe të gjykatave. Shteti nuk ia shlyen detyrimet që kanë kompanitë dhe institucionet publike. Këto borxhe, shtuar borxhet e mëdha që Cez-i ia ka Kesh-it, OST-së, dhe palëve të treta e vënë këtë në vështirësi të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, Keshi, i papaguar nga Cez-i  ka shtuar borxhin marramendës ndaj gjithë bankave të nivelit të dytë dhe furnizuesve të energjisë elektrike e nuk paguan dot as koncesionarët e HEC-ve të vogla prej shumë kohësh. Këta të fundit duke mos u paguar, kanë probleme të mëdha me bankat nga kanë marrë hua për të financuar ndërtimin e HEC-ve.
Të gjithë janë futur në një rreth vicioz borxhesh e pamundësish financiare. Qytetar që mbifaturohen e s’ kanë të paguajnë. Cez-i që s’ arkëton e s’ ka të paguajë. Keshi që s’ paguhet e merr borxh për të importuar. Një zinxhir që pikënisjen e ka tek papërgjegjshmëria qeverisë për të administruar këtë proces e që sot po prodhon pasoja tejet rënduese për qytetarët shqiptar. Si pasojë, qytetarët shqiptare sot paguajnë 65% më shumë se në 2005-ën kur kjo qeveri mori drejtimin e vendit.
Ato që kemi denoncuar në janë leje koncesionare që u dhanë në kundërshtim me ligjin e nuk u morën përmes konkurrencës e transparencës së konkurrentëve serioze vendas apo të huaj. Shembulli janë mbi 200 koncesionet për rreth 300 veprat që do e bënin Shqipërinë superfuqi ballkanike, siç thoshte qeveria, koncesione të cilat ne i denoncuam si një proces të korruptuar të privatizimit të pasurive publike në favor të të afërmve të oborrit qeveritar. Në masën 90% këtyre koncesioneve ju ka skaduar afati e rezulton se fatkeqësisht parashikimet tona ishin të drejta.
Ndërtimi i një linje transmetimi duhej të ishte, për mendimin tim, një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë së madhe strategjike që një projekt i tillë ka për Kombin shqiptar, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën. Duke pasur parasysh faktin se kalimi i energjisë elektrike në Kosovë aktualisht bëhet i mundur vetëm nëpërmjet linjave Serbe, ndërtimi i një linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do ti sillte asaj pavarësinë nga linjat serbe. Kjo linjë është me interes edhe për Shqipërinë pasi dihet që prodhimi në Kosovë me termocentrale është shumë më i lirë se kudo në rajon e nuk do ishim të detyruar të blinim në Serbi me çmim më të lartë.
Fatkeqësisht, edhe mbas këtij projekti fshihet një histori korrupsioni antishqiptare. Me financim të Bankës Gjermane KFW, tenderi për linjën e transmetimit ka përfunduar që në mars të vitit 2011 e që prej asaj kohe ky projekt i përbashkët Shqipëri-Kosovë është i bllokuar nga qeveria shqiptare pa asnjë argument serioz. Vetë ministri gjerman i ekonomisë vuri gurin e themelit të linjës një vit më parë në Kosovë duke nisur këtë projekt. Ndërkohë, qeveria shqiptare vazhdon të mbajë të bllokuar linjën e kombit duke favorizuar haptazi interesat e atyre që sot gëzojnë monopolin e transmetimit të energjisë, pra, të linjave serbe. Madje është për të ardhur keq që qeveria shqiptare është bërë objekt i indinjatës së opinionit kosovar prej bllokimit të këtij projekti strategjik.
Ndjehem i keqardhur që kryeministri vazhdon të insistojë në iniciativën e tij personale, absurde e të paprecedentë në ndonjë vend tjetër në botë, për të privuar qytetarët e tij nga shfrytëzimi i kësaj pasurie të rrallë e të jashtëzakonshme e cila gjykoj është faktori kyç për të ardhmen e këtij vendi. Kjo nisëm, e mbështetur nga grupi i Partisë Socialiste, ka gjetur mbështetjen e jashtëzakonshme jo vetëm të shoqatave të turizmit, hotelerisë e operatorëve turistike, por të mbarë opinionit shqiptar publik e mediatik. Amendimi i moratoriumit vazhdon rrugën ligjore. Në javët e ardhshme pritet të diskutohet në komisionet parlamentare e më pas në seancë plenare. Ky moratorium në kundërshtim me interesin kombëtar e me gjithë opinionin publik nuk mund të vazhdojë të mbahet me kokëfortësi për interesa korruptive e antishqiptare nga kryeministri i këtij vendi.
Fatkeqësisht këtu tek ne një pjesë e madhe ligjesh hartohen për interesa të ngushta korruptive e antikombëtare. A është në interes kombëtar ligji për importin e plehrave në  vendin më të ndotur të Europës? A është në interes kombëtar moratoriumi i mjeteve lundruese që penalizon në mënyrë drastike turizmin? A ishte në interes kombëtar marrëveshja detare me Greqinë ku Shqipëria u zvogëlua me 354 km2? A është në interes kombëtar dhënia me qira e kalave për motele? A është për interes kombëtar gërryerja e maleve të Krujës e shumë të tjera për fabrika çimentosh? A është interes kombëtar privatizimi i të drejtave shtetërore të Albpetrol? A është interes kombëtar që të mos ndërtohet linja e transmetimit Shqipëri-Kosovë që çdo gjë të kalojë përmes linjave serbe?
Kjo do të jetë pyetja përmes së cilës do të analizohet çdo nisëm e kësaj qeverie. Jo vetëm për sa citova më sipër, por çdo ligj i cili cënon interesin kombëtar do të shfuqizohet që në muajin e parë të qeverisjes sonë e do të kërkojmë ndjekje penale për përgjegjësit kryesor.

energjia.al, 16.04.2012

Skandali me interkonjeksionin
Tenderi për linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar nga Drejtori i Përgjithshëm i OST-së Arben Ibroja.
Të paktën kjo rezulton nga letërkëmbimi zyrtar që zotëron Top Channel, i cili hedh drite mbi shkaqet e vonesës së projektit. Nga ky letërkembim mësohet, se saga e projektit ka nisur në mars të vitit të kaluar, ku është zhvilluar tenderi për projektin në të cilin kanë marrë pjesë dy kompani, kroatja ‘Dalekovod’ dhe ajo boshnjake ‘Energoinvest’.
Pas zhvillimit të tenderit, vlerësimi i ofertave është zhvilluar në tre faza, që ishte ajo e paskualifikimit dhe dy fazat e mëvonshme, ajo e vlerësimit teknik dhe atij financiar, të zhvilluara respektivisht në 22 gusht dhe 20 shtator të vitit 2011, siç tregon një dokument zyrtar i bankës gjermane KFW. Në përfundimin e këtyre fazave, Operatorët e Transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës në bashkëpunim me KFV-në kanë shpallur fitues kompani kroate ‘Dalekovod’, e cila ndonëse kishte ofruar çmim më të lartë se ajo e vendit të dytë, boshnjakja ‘Enertgoinvest’, pasi ofronte garanci më të mëdha teknike.
Në 3 nëntor të vitit të kaluar, konsulenti i tenderit njofton zyrtarisht kompaninë kroate, se është shpallur fituese. Por në mënyrë të papritur përmes një letre zyrtare në datën 8 shkurt të këtij viti, drejtori i OST-së, Arben Ibroja, njofton KFW-në se ka vendosur të shpallë fitues dhe të nisë negociatat me kompaninë e renditur e dyta në tender, atë boshnjake “Energoinvest”.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga banka gjermane, e cila me shqetësim një ditë më vonë i drejtohet drejtorit të OST-së me një letër zyrtare, ku i bën të qartë se nuk do të japë ‘ok’, për vendimin e tij për të shpallur fitues kompaninë e dytë. KFW njeh se oferta e “Energoinvest” është më e ulët financiarisht, por thotë se pas procedurave të paracaktuara për vlerësimin teknik fitues ishte shpallur kompania kroate “Dalegovod” sepse ofronte garanci më të mëdha teknik. “Ndaj, – thotë KFW në letrën drejtuar drejtorit të OST-së,- Ibroja thotë se vendimi i OST për të shpallur fitues boshnjakët e vendit të dytë nuk është në përputhje me udhëzimet e KFW-së”.
Kjo pakënaqësi e shprehur hapur nga KFW per zevendesimin e fituesit me kompanine boshnjake konfirmohet edhe nga letra qe ministri i Ekonomise, Nasip Naço i dergoi në datë 20 shkurt, zotit Ivi Kaso, drejtor i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Këshillin e Ministrave dhe për dijeni të kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Financave Bode dhe drejtorit të OST-së, Arben Ibroja.
Në letër ministri Naço shkruan se vendimi i OST-së për të ndryshuar fituesin e tenderit nuk është aspak profesional dhe i papranueshëm. Zoti Naço i kujton drejtorit te OST-së, se vlerësimi e ofertave bëhet sipas kushteve të vendit financues, në rastin konkret procedurave,të rëna dakord me KFW dhe konsulentit. Në fund të letrës ministri i Ekonomisë vëren me shqetësim se vendimi i OST-së, përvecse shkakton kosto prej 2.5 milionë euro për çdo vit vonese në tender rrezikon realizimin e linjës së interkonjeksionit dhe marrëdhëniet me KFV-në një nga donatorët më të mëdhenj dhe serioz, siç thotë ai, por dhe marrëdhëniet politike me qeverine gjermane. 
Drejtori i OST-së, Arben Ibroja eshte zgjedhur ne kete detyre ne korrik të vitit 2011. Zoti Ibroja ka qenë fillimisht oficer në Gardë dhe më pas si truproja e presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Në vitin 1997 ai ka shërbyer në radhët e Shërbimit Informativ Kombetar. Vite më vonë, në 2003-shin Arben Ibroja, shërbente si komisar në Rinas, nga ku është përjashtuar nga ish-ministri i Rendit Igli Toska. Viti 2006, e gjen zotin Ibroja në krye të Doganës së Durrësit. Në vitin 2009, Ibroja u transferua në doganën e Lezhës, por vetëm dy muaj më vonë u rikthye sërish në doganën e Durrësit, ku ka shërbyer deri para emërimit në krye të OST-së.

TOP Channel, 17.04.2012

Shkelzen Berisha: Nuk u takova me Hamoviqin dhe Fazliqin
Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar të hënën ndaj një shkrimi të botuar në gazetën “Zëri”.
Në reagimin e Berishës thuhet: Dje në gazetën tuaj në shkrimin me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” në një nga paragrafët e tij pohohet se sipas burimeve (që nuk publikohen) të gazetës suaj, unë jam takuar me zotërinjtë Vuk Hamoviq dhe Damir Fazlliq në Vjenë të Austrisë me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
Dëshiroj t’iu bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamoviq dhe as me ndonjë ndihmës, apo përfaqësues te tij, as në Vjenë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të.
Takimi i supozuar mes meje, z. Hamoviq dhe z, Fazlliq është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit. Në përputhje me kodin e etikës, kërkoj botimin e plotë të këtij përgënjeshtrimi në të njëjtën hapësirë dhe germë si gënjeshtra e botuar dje, të shoqëruar me ndjesën përkatëse për shpifjen e bërë ndaj meje.

Gazeta Zeri, 17.04.2012