Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia: Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Benzina shtrenjtohet sërish, ndërkohë dizeli shënon rënie. Kjo i detyrohet vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), sipas të cilit benzina do të shënojë ngritje të çmimit prej 1,5 denarë, ndërsa dizeli rënie prej 2 denarë.
“Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të derivateve të naftës të përpunuara dhe me pakicë mesatarisht për 1,21 gjegjësisht 1,28 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 89, ndërsa EUROSUPER BS-98 90,5 denar për një litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet  për 73,,5 ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 62 denarë  për një litër. Me vendimin e KRRE për 1,095 denarë për kilogram ulen edhe çmimet me pakicë të mazutit M-1 NS i cili do të shitet për 48.078 denarë për një kilogram”, thuhet në vendimin e KRRE-së,.
Si arsye për çmimin e derivateve të naftës nga KRRE i përmendin uljen për 0,76 për qind i naftës të papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14 ditore  dhe për 0,70 për qind kursin e ulët të dollarit në krahasim me denarin.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 09.04.2012