Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FT: Kina mund të ndërtojë central bërthamor në brigjet turke të Detit të Zi

Kina do të marrë pjesë në konkursin për ndërtimin e centralit të ri bërthamor në bregdetin turk të Detit të Zi, me gjasa të mëdha që të fitojë, njoftoi gazeta ekonomike londineze ”Financial Times”.Sipas gazetës, Pekini mund të sigurojë mjete financiare për projektin turk, që flet për përparësitë e Kinës në konkursin për ndërtimin e reaktorit bërthamor në Turqi.
“Kina nuk ka probleme me financimin dhe përderisa bie dakord, atëherë mund ta ndërtojnë”, deklaroi një përfaqësues zyrtar turk, duke theksuar se gjatë kohës së vizitës së Kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan në Kinë në këtë javë do të sqarohen perspektivat e këtij projekti.
Pritet që gjatë kohës së vizitës të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në sferën e shfrytëzimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, që është e nevojshme, por jo kusht vendimtar për ndërtimin e centralit bërthamor.
Pas dëmtimit të centralit bërthamor japonez në Fukushima, vendet e zhvilluara si Gjermania dhe Japonia i kanë ndërprerë programet bërthamore.
Iniciativën e ndërmorën vendet në zhvillim, të përgatitura që të luftojnë për projekte të reja.
Për Turqinë ndërtimi i reaktorit bërthamor paraqet një prioritet.
“Te përzgjedhja e Kinës për ndërtimin e centralit bërthamor në bregdetin turk të Detit të Zi mund të ndikojë edhe këmbëngulja e Turqisë për të zvogëluar varësinë energjetike nga Rusia”, thekson “Financial Times”.

Gazeta Koha Ditore, 10.04.2012