Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet kredia për digat, debate për financat e KESH-it

Ndërmjetësimi dhe garancia që qeveria i ka dhënë Bankës Botërore për një kredi 21.6 milionë dollarë për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare, riktheu në komisionin parlamentar të Ekonomisë, debatin për situatën financiare të kompanisë shtetërore.
Deputeti socialist Andis Harasani, i cili më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të KESH-it, tha se kjo kompani është në vështirësi serioze për likujdimin e kredive që ka marrë për blerje energjie nga bankat tregtare në vend.
Përtej shqetësimit për shumën e lartë të kredive që arrijnë vlerën 120 milionë euro, Harasani e vlerësoi si të domosdoshëm projektin për sigurinë e digave, për të cilin u mor edhe kredia e fundit.
Më shumë se 90 për qind e kësaj kredie do të përdoret për blerjen e pajisjeve teknologjike, që sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho, jo vetëm do të rrisin sigurinë por edhe do të ndikojnë në rritjen e prodhimit të energjisë. Konsensualisht, komisioni miratoi edhe kredinë 20.4 milionë dollarë që qeveria ka nënshkruar me fondin e OPEC-ut, për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Me këtë kredi, qeveria shqiptare thotë se ka garantuar plotësisht financimin e punimeve për rrugën që është parashikuar të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm. 

TV Scan, 03.04.2012