Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skandal shitja e Albpetrolit (eng also)

Deputeti i opozites Erion Braçe thotë se një ditë më parë me miratimin e ligjit per privatizimin e Albpetrolit, qeveria shiti përfundimisht të drejtat financiare të shqiptarëve mbi pasurinë më të madhe të vendit.
“Ndarja e prodhimit, që ishte e drejta që u lëshua dje me ligj të parlamentit nuk do të arkëtohet më në favor të qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, dhe të qytetarëve shqiptarë, por do të arkëtohet vetëm në interes të privatit. Tatim-fitimi u vërtetua dje se është zero lek, prej 8 vitesh nga këto kompani që operojnë në sektorin e naftës. Renta minerare është vënë vetëm në vitin 2008 e këtej dhe nuk e ka kaluar më shumë se 20 milionë dollarë në vit”, tha Braçe.
Por shitja e të drejtave financiare ishte vetëm një nga dy pikat më të nxehta të ligjit. Në minutat e fundit maxhoranca votoi në parlament edhe një nen që i jep qeverisë të drejtën të përfshijë në shitjen e Albpetrolit, të tjera vendburime dhe zona nafte të papërcaktuara.
“Nga një pasuri shqiptare, nga një pasuri kombëtare, që për vitin që shkoi ka arritur deri në 900 mijë tonë të prodhuar, të nxjerrë nga nëntoka e këtij vendi, e vlerësuar minimalisht në mbi 450-500 milionë dollarë, shteti shqiptar ka marrë vetëm 20 milionë dollarë. Këto janë efektet e drejtpërdrejta të privatizimit të Atdheut. Dhe ky është Atdheu privat që nuk do t’i takojë më qytetarëve shqiptarë”, tha Braçe.
Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i pasur me naftë dhe eksportet janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Por zoti Braçe thotë, se për shkak të korrupsionit masiv, shqiptarët nuk po përfitojnë asnjë të ardhur nga nafta.
“Një akt i paprecedentë, qe nuk ka ndodhur në 22 vite të parlamentit të Shqipërisë dhe që normalisht ngarkon me përgjegjësi penale direkte, jo vetëm ministrin e Ekonomisë, por edhe të gjithë ata që e hartuan atë amendamend dhe e votuan në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Aq i paprecedentë ishte akti, sa Sali Berisha nuk mori përsipër të votonte. Berisha, si edhe disa raste të tjera u largua nga salla e Parlamentit, për të mos e votuar”, tha Braçe.
Baza ligjore për taksimin e kompanive të naftës nisi të hartohej në vitin 1994, kur ish-presidenti Berisha miratoi një dekret, që vendoste tatim-fitimin në masën 50 për qind, por vetëm pasi të ishin shlyer investimet dhe të zbriteshin një sërë shpenzimesh. Kjo bazë u ruajt edhe nga qeveritë socialiste, të cilat dhanë koncesionin e parë të naftës, atë të Patoz-Marinzës.
“E mbase kjo është edhe përgjegjësia e qeverive socialiste, kur erdhën në fuqi dhe që normalisht duhet t’i kishin dhënë fund këtij dekreti të firmosur në vitin 1994 nga Sali Berisha, që i ka krijuar apo ju ka njohur si shpenzime të zbritshme kompanive për efekt të llogaritjes së fitimit, shpenzimet kapitale, ato operative, ato administrative dhe shumë te tjera, tha Braçe.
Që nga viti 2004, kompanitë private edhe pse kanë eskportuar disa milionë tonë naftë, nuk kanë paguar asnjë lek tatim-fitimi sepse dorëzojnë bilance me humbje.

Scandal “Albpetrol” sale

The opposition MP, Erion Brace, says that by passing the Albpetrol new law, the government has finally sold all financial rights of the Albanian people for their biggest asset.
“The production share that the Parliament conceded yesterday by law, will not be anymore encased by the Albanian government and Albanian citizens, but only by the private operator. The tax on profit that these companies have paid in the last eight years was zero. The mining income support has been applied in 2008, with no more than 20 million USD per year”, Brace declared.
But the sale of the financing rights was only one of the two hottest points of the law. In the last minutes, the majority voted in Parliament an article that allows the government to include in the Albpetrol sale dozens of other oil resources that have not been decided yet.
“This Albanian national asset has produced 900.000 tons of oil, with a value of 450-500 million USD, from which the Albanian state has received only 20 million USD. These are the direct effects of the privatization of the country. This is the private homeland that will not belong to the Albanians anymore”, Brace declared.
Albania is the only country in the region that is rich of oil, and the exports have increased recently. But Mr. Brace says that due to massive corruption, the Albanians are not profiting from the oil revenues.
“An unprecedented act, that has never happened in the 22 years of the Albanian Parliament and that is normally charging with direct penal responsibility not only the Minister of Economy, but all of them who planned that amend and voted at the Albanian Parliament. The act was so unprecedented, that Berisha did not vote it. Berisha left the Parliament Floor for not voting”, Brace declared.
The legal bases for the taxation of oil companies started being planned in 1994, when then President, Sali Berisha, approved a decree that set the tax on profit at 50%, but only after the investments were realized and after other expenses were reduced. This base was also kept by the Socialist government that gave the first oil concession, that of the Patoz-Marinza.
“Maybe this was a responsibility of the Socialist governments. When in power, they should had abolished this decree signed in 1994 by Sali Berisha, which has considered as deductible expenses, for effect of the profit calculation, the capital, operative and administrative expenses, and many others”, Brace declared.
Since 2004, the private companies have not paid the tax on profit, because they present a balance sheet with losses.

TOP Channel, 22.03.2012

Maksim Shuli: Formula e Albpetrolit, në dëm të vendit
Sapo ka kaluar, me votat e mazhorancës parlamentare, ligji për privatizimin 100% të aseteve të Albpetrolit. Ndër pyetjet kryesore, që dolën normalisht edhe gjatë diskutimit të ligjit, ishte se cila është vlera reale e kësaj ndërmarrjeje? Veç kësaj, a ishte formula e miratuar më e mira e mundshme në të mirë të vendit? Ndërmarrje të tilla, privatizohen me shumicë të thjeshtë apo me shumicë të cilësuar të parlamentit, kur është fjala për investime në sektorë strategjikë?
Sipas ing. Maksim Shulit, zakonisht, privatizime të tilla bëhen, por shteti mban ” kuotën e artë “, rreth 30-35 për qind të paketës së aksioneve, të drejtat që rrjedhin nga kjo ” kuotë e artë ” përcaktohen me ligj dhe pjesëmarrës në aksione duhet të jenë edhe punonjësit.
Eksperti kritikon ligjin e miratuar për shitjen 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës tek privati, si është përvoja e vendeve evropiane.
“Në një llogaritje, të bërë më parë, doli se të ardhurat totale të kompanisë ishin afërsisht 1.6 miliardë dollarë dhe fitimi neto rreth 1.1 miliardë dollarë në vit”- thotë Maksim Shuli, ekspert i fushës së hidrokarbureve, në një shkrim të botuar sot në gazetën Shqiptarja.com. Ai ka qenë dhe  president i kompanive shtetërore Albpetrol dhe Petrolimpeks, si dhe nënkryetar i Agjencisë Kombetare të Energjisë. Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997-2001.

Gazeta Shqiptarja.com, 23.03.2012