Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urgjent: Qeveria miraton shuarjen me kompesim te detyrimeve te ndersjellta midis shtetit – KESH-it – OST-it dhe CEZ-it!!!

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES TIP  PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHUARJEN, ME KOMPENSIM, TË DETYRIMEVE TË NDËRSJELLA NDËRMJET INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE JOBUXHETORE, NDËRMARRJEVE DHE SHOQËRIVE TË KONTROLLUARA NGA SHTETI DHE CEZ SHPËRNDARJE SH.A.-ja
Në mbështetje të  nenit 100 të Kushtetues, të nenit 7, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, të ndryshuar, dhe të nenit 514 e në vijim, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI sot:
Miratimin e marrëveshjes për fillimin e procedurave për shuarjen, me kompensim, të detyrimeve të ndërsjella ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive të kontrolluara nga shteti dhe CEZ Shpërndarje,  sh.a.-ja, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ministria e Financave autorizohet të përdorë të gjitha procedurat shtrënguese ligjore, me qëllim që të shlyhen në një kohë sa më të shkurtër detyrimet e institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore të marra përsipër nga KESH-i dhe OST-ja, sipas kësaj marrëveshje, si dhe të gjitha detyrimet e tjera që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

energjia.al, 29.02.2012