Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton “heqjen” nga puna te punonjesve te HEC-eve ULËZ, SHKOPET, BISTRICA 1 dhe BISTRICA 2

VENDIM PËR TRAJTIMIN E PUNONJËSVE TË SHOQËRIVE “HEC ULËZ-SHKOPET”, SH.A., DHE “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.10 430, datë 9.6.2011, “Për krijimin e shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet” sh.a., “HEC Tiranë Lanabregas”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., dhe përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a.”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Punonjësit e shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., të cilët janë në marrëdhënie pune deri më 31.1.2012, për efekt të privatizimit 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti në këto shoqëri, i nënshtrohen procedurave të ristrukturimit nga ana e blerësit strategjik.
Ristrukturimi nga ana e blerësit strategjik do të bëhet konform dispozitave ligjore në fuqi të Kodit të Punës, kontratës kolektive dhe kontratave individuale të punës.
Detyrimet financiare, që do të lindin në zbatim të pikës 2, të këtij vendimi, do të mbulohen nga blerësi strategjik.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, shoqëria “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., dhe shoqëria “HEC Bistrica 1 dhe         Bistrica 2”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA

Qeveria miraton menyren e perdorimit te te ardhurave nga privatizimi i kater HEC-eve
VENDIM PËR MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TË ARDHURAVE NGA PRIVATIZIMI I SHOQËRIVE “HEC ULËZ-SHKOPET”, SH.A., DHE “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2”, SH.A.
Në mbështetje te nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.10 430, datë 9.6.2011, “Për krijimin e shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., “HEC Tiranë Lanabregas”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., dhe përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Mënyra e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi i shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., të jetë si më poshtë vijon:
Për mbulimin nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të shpenzimeve për realizimin e procedurave të tenderimit për shitjen e aksioneve të këtyre shoqërive.
Pjesa e mbetur të derdhet në buxhetin e shtetit.
Ngarkohen ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.      
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA

energjia.al, 23.02.2012