Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Nasip Naço zgjidhi situatën e minatorëve në Gorisht

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, priti dje në një takim në ambientet e METE përfaqësues të punëtorëve të naftës të vendburimit Gorisht, përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve, përfaqësues të firmës Stream Oil, drejtues të kompanisë Albpetrol Sh.a, përfaqësues të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Takimi u caktua nga z. Naço pas gjendjes së krijuar në burimet e naftës së Gorishtit, mes naftëtarëve dhe drejtuesve të Stream Oil, ku një pjesë e punëtorëve janë larguar nga puna nga kjo firmë. Ministri i METE, z. Nasip Naço pasi dëgjoi pretendimet e të gjitha palëve, siguroi punëtorët se do të ndërmerrte veprimet e duhura, duke zhvilluar bisedime dhe negociata të nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështje. Sipas ministrit z. Naço, problemi do të marrë zgjidhje bazuar në të gjitha ligjet në fuqi.

energjia.al, 11.02.2012