Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabiti pikën e karburantit, ndalohet njëri prej autorëve

Kapet një i shpallur në kërkim prej 2005-s.
Dita e djeshme ka qenë një ditë e ngarkuar për Policinë e Vlorës, e cila ka ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve, dokumentacioneve, si dhe për personat në kërkim. Burimet zyrtare të policisë deklaruan se është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i Erind Sulaj, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Mesaplik, i cili kërkohej nga Policia e Lushnjës për akuzën e vjedhjes. I riu akuzohet se në datën 16 dhjetor 2011, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Savrës, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vjedhur në një pikë karburanti 50 mijë euro. Po dje është ndaluar 41-vjeçari Dritan Dhoraj, lindur e banues në fshatin Peshkëpi të Vlorës, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2005 i ishin gjetur 70 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkaq, në kuadër të planit operacional për parandalimin e ngjarjeve kriminale, janë kontrolluar 150 automjete, nga të cilat janë bllokuar 25 të tilla, pasi rezultonin të ishin me targa të falsifikuara dhe me mangësi në dokumentacion.

Gazeta Shqip, 09.02.2012