Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mijëra abonentë pa internet (prej CEZ-it)

Mbi katër mijë abonentë në të gjithë Shqipërinë kanë patur ndërprerje të internetit gjatë dy javëve të fundit. Shkak për këtë janë bërë aksionet e CEZ të cilat po ndërpresin linjat e internetit të disa kompanive private që furnizojnë abonentët. Këto janë pamjet e një aksioni që kompania CEZ ka bërë gjatë paradites së sotme për heqjen e shtyllave të tensionit të cilat i konsideron “jashtë funksionit” në rrugën “Myslym Shyri”. Por pasojat më shumë se të gjithë po i ndiejnë përdoruesit e internetit, familjarë dhe biznese. Edhe pse kanë disa vite që operatorët që bëjnë shpërndarjen e internetit kanë kërkuar një zgjidhje nga institucionet shtetërore përgjegjëse për kalimin e rrjetit shpërndarës së internetit nën tokë, nuk kanë arritur ende që të gjejnë një zgjidhje. Kompanitë kërkojnë që para se të ndërmerren këto aksione të kenë një njoftim paraprak në mënyrë që të merren masat. Një nga shembujt më të mirë që ofron zgjidhje për këtë situatë është rruga e “Dibrës”. Gjatë rikonstruksionit të saj, nëntokë u shtrinë edhe linjat që bëjnë shpërndarjen e internetit. Nga ana e saj kompania CEZ nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara, pasi shtyllat e tensionit që po zhvendosen gjatë këtyre ditëve i konsideron në pronësi të saj.

TV Vizion Plus, 23.09.2013