Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urdhri i Sahit Dollapit, Qyteti Studenti prej pesë ditësh pa energji elektrike

Prej pesë ditësh godinat e qytetit Studenti në Tiranë po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Në mënyrë të pa shpjegueshme furnizimi me energji është ndërprerë që prej ditës së premte të javës që shkoi.
Dhjetëra studentë që banojnë në këto godina, ku kanë qëndruar edhe gjatë
verës sepse janë të punësuar spo kanë ardhur për provimet e vjeshtës, janë përballur për pesë ditë me radhë me mungesën e energjisë elektrike.
Ata kanë kërkuar shpjegime disa herë dhe përfundimisht në mënyrë jo zyrtare u është thënë se drejtoria e ndërmarrjes së trajtimit të studentëve ka një konflikt me drejtorin e CEZ, Sahit Dollapi.
Ka qenë ky i fundit që ka urdhëruar ndërprerjen e energjisë për Qytetin Studenti me pretendimin se ndërmarrja në fjalë ishte debitore ndaj CEZ. Ndërkohë që konflikti mes institucioneve vazhdon, ata që vuajnë mungesën e energjisë elektrike janë studentët e shumtë.
Keta te fundit nuk kane ende asnje informacion ne lidhje me zgjidhjen e problemit dhe kohen kur mund te rikthehet energjia elektrike.

Portali Lajmi i Fundit, 17.09.2013