Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mungesa e marrëveshjes në Greqi rrëzon naftën

Kontratat e naftës regjistruan rënie në sesionin e sotëm të prekura nga frika se mungesa e marrëveshjes në Greqi do zhysë të gjithë rajonin europian në recesion duke goditur dhe masën e naftës së konsumuar.
Ndikim në presionin e çmimit ka dhënë edhe forcimi i dollarit dhe zhvlerësimit i Europë për shkak të shqetësimeve mbi shanset që Greqia të kalojë në një faliment të pakontrolluar duke goditur tregjet globale financiare.
Nafta bruto amerikane për marsin ra 63 cent në 97.22 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës ra 26 cent në 114.32 dollarë për fuçi. Megjithatë tregu i energjisë vijon të jetë i mbështetur nga rritja e konfliktualitetit të retorikës mes perëndimit dhe Iranit. Përplasja mes dy vendeve ka rritur pritshmërinë e investitorëve për çrregullim të furnizimit botëror me naftë.

TV Scan, 06.02.2012