Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Situata energjetike në vend: KESH dhe CEZ të detyruar të vazhdojnë importin e energjisë

Importi i energjisë vijon në masë të konsiderueshme. Koorpoarata Elektroenergjetike dhe CEZ janë të detyruar të vazhdojnë të importojë energji nga vendet e tjera, me qëllim që të plotësohen nevojat për konsum në vend, i cili ka arritur në më tepër se 25 milionë kilovat orë në ditë dhe nuk plotësohet nga prodhimi vendas. Në periudhat e ftohta të vitit 2011, konsumi nuk e kaloi vlerën 24 milionë kilovat orë në ditë. Aktualisht prodhimi i energjisë është tepër i ulët dhe kjo për shkak se viti i shkuar ka qenë një vit i thatë dhe si i tillë rezervat hidrike mbetën konstante, pa arritur nivele optimale për të prodhuar në masë. Aktualisht niveli i Fierzës është 263.46 metër, që shënon një nivel të ulët historik të këtij hidrocentrali, i cili rreth një vit më parë kaloi pikun e tij prej 286 metra. Kjo mbahet mend edhe si një periudhë e begatë për prodhimin e nergjisë dhe si rrjedhojë për shtimin e arkës financiare të KESH, si pasojë e shtimit të eksportiti të energjisë shqiptare drejt vendeve të tjera.
Por, në janar të këtij viti, KESH-i importoi 14 milionë euro dhe pritet të vazhdojë importin në muajt në vazhdim, të cilat parashikohen pa rreshje të dendura. Importi aktualisht bëhet në masën 80 për qind nga CEZ-i dhe pjesa tjetër nga KESH-i. Kompania CEZ po bën importin më të madh, edhe për shkak se duhet të mbulojë humbjet e mëdha që vazhdon të ketë rrjeti, si për shkaqe teknike ashtu edhe nga vjedhjet.

TV ABC News, 02.02.2012