Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Qeveria ndryshon menaxhimin e zones se karburanteve ne Portin e Durresit. Fillon zbatimi i Master Planit!!!

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E BRENDSHME, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE TË SHTETIT, TEK AUTORITETI PORTUAL DURRËS, TË PASURISË SË PALUAJTSHME “ZONA E KARBURANTEVE”, NË PORTIN E DURRËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pikat 3 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të nenit 19, të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9130, datë 8.9.2004, “Për autoritetin portual”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Kalimin e pronës publike, me sipërfaqe gjithsej 36 116, 78 (tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë, presje shtatëdhjetë e tetë) m2  dhe të ndërtimeve të ngritura mbi të, me vendndodhje brenda territorit të Portit të  Durrësit, e njohur me emërtesën “Zona e karburanteve” në përgjegjësi administrimi, nga Ministria  e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit, në përgjegjësi të Autoritetit Portual Durrës, me sipërfaqe dhe planimetri sipas lidhjes së dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, pa të drejtë vendosjeje barre siguruese, në kuptim të Kodit Civil dhe përjashtuar nga procedurat e shpronësimit në favor të të tretëve.
2. Pasuria e paluajtshme sipas pikës 1, me emërtimin “Zona e karburanteve”, t’i nënshtrohet përmirësimeve në dobi të zhvillimit të masterplanit, të miratuar me vendimin nr.546, datë 28.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e masterplanit për zhvillimin e Portit të Durrësit”, dhe të zgjidhjeve efektive që rrisin rentabilitetin e portit.
Kostot e zbatimit të projektit të përballohen nga Autoriteti Portual Durrës.
3. Ngarkohen ministri i Punëve Publike dhe Transportit, ministri i Brendshëm, Autoriteti Portual Durrës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

energjia.al, 02.02.2012