Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia e shqetesuar nga embargoja ndaj naftës iraniane

Pas vendimit të Bashkimit Evropian për vendosjen e embargos ndaj naftës iraniane që nga 1 korriku, në tregun grek po dominon shqetësim i madh për faktin se Greqia është një nga vendet e BE-së që plotëson një pjesë të rëndësishme të nevojave të saj prej Iranit.
Pasojat e para kanë filluar ndërkaq të shfaqen, teksa rritja e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar, në ndërlidhje me fuqizimin e dollarit kundrejt euros, sollën si rezultat edhe rritjen e çmimit të shitjes me pakicë.
Kështu, çmimi i benzinës pa plumb është 1,705 euro për litër, dhe është rritur thuajse tetë cent që nga muaji dhjetor.
Nafta për ngrohje shitet 1,01 euro për litër, nga 95-97 cent që shitej në dhjetor.
Pjesa e Iranit në furnizimet e ndërmarrjes greke të naftës ELPE, arrin në 20-22 për qind dhe është rritur muajt e fundit për shkak të krizës ekonomike që po kalon Greqia.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 25.01.2012