Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA-ja: Koreja Jugore ta ndërpresë importin e naftës iraniane

Një zyrtar i lartë amerikan i ka bërë thirrje Koresë së Jugut që ta zvogëlojë importin e naftës së papërpunuar nga Irani, në mënyrë që të japë kontributin e saj për t’i bërë presion Republikës Islamike rreth programit të saj bërthamor.
Zyrtari i departamentit amerikan të shtetit, Robert Ajnhorn sot i ka bërë thirrje Koresë së Jugut që njëkohësisht t’i pakësojë marrëdhëniet e saj financiare me bankën qendrore të Iranit.
Sipas tij, bota duhet t’i bëjë presion Iranit, në negociata serioze rreth programit bërthamor iranaian, për të cilin Amerika është e brengosur se mund të jetë drejtuar drejt zhvillimit të një arme atomike.
Irani, nga ana tjetër, insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime vetëm paqësore.

Radio Evropa e lire, 17.01.2012