Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet projektligji per trajtimin si titull ekzekutiv te faturave te KESH dhe OST. Synohet mbledhja e borxhit te CEZ-it!

PROJEKTLIGJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8662, DATË 18.9.2000,  “PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 , pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Në ligjin nr.8662, datë 18.9.2000, “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
Neni 1
Në titullin e ligjit dhe në nenin 1 të tij, pas fjalës “…..konsumit…..”, shtohen fjalët “…të shitjes, të blerjes dhe faturat e shërbimit të transmetimit dhe shpërndarjes…”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

energjia.al, 26.10.2011