Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Riparimi i makinës më shumë se një fëmijë në shtëpi

Ata që kanë makinë mund ta mendojnë si ekzagjerim kur dëgjojnë shprehjen “makina është një person shtesë në familje”, por ata që kanë makinë, e dinë që është edh më shumë se aq. Kush do i bënte vetes një sistemim prej më shumë se 1 milion lekëësh të vjetra?!
Nëse për të rregulluar makinën kur ka një defekt apo kur pësojmë aksident, servisi i konçensionarit dhe serviset e mëdha kërkojnë më shumë para sesa kemi në xhep, alternativë na mbetet servisi i vogël, që ndër të tjera mund ta gjejmë në brëndësitë lagjeve. Pra, ku mund ta çojmë makinën edhe “me të shtyrë”. Këto servise mundet të ofrojnë të njëjtin shërbim por me më pak kosto. Ndoshta ajo që hubet pak është cilësia, por ekuilibri mes cilësisë dhe çmimit është përherë i brishtë, dhe secili e di vetë se nga i anon peshorja.
Çfarë ofrojnë ofiçinat?
“Shpesh zgjedhjet tona kushtëzohen nga mundësia ekonomike, dhe një gjë e tillë ndodh edhe tek rregullimi i makinave”, shprehet S.G. i cili është një mekanik në një servis makinash në Tiranë. “Çdo kush që vjen në ofiçinën tonë nuk i ka mundësitë për të përballuar një faturë të lartë të rregullimit të makinës, sepse nëse shkon qoftë edhe për një kontroll teknik në një servis konçesionari, ai kërkon gati dyfishin e parave në krahasim me një ofiçinë si e jona. Shërbimi i ofiçinave ndryshe nga serviset, ka një ndryshim, pasi ne nuk shesim pjesë këmbimi dhe nuk i ofrojmë klientit pjesë, edhe pse, nëse ai dëshiron që ne t’ia gjejmë atëherë kjo është e mundur, falë varrezave të makinave. Makina mundet të ketë shumë probleme dhe ato që shfaqen më shumë nëpër ofiçina janë ndërrimi i vajit dhe filtrave, gomat, problemet me këmbët e motorrit dhe me motorrin, freksioni apo ferrotat. Këto probleme janë më tipiket por sigurisht ka dhe raste të tjera. Ndërsa për sa i përket aksidenteve, janë të rralla rastet që të dëmtuarit tentojnë ti zgjidhin nëpër ofiçina, sepse për këto raste nevojiten shumë paisje të sofistikuara të cilat vetëm serviset e mëdha mundet ti kenë.”
Kostot e problemeve
“Kostot janë të ndryshme, ato fillojnë nga 400 lekë për një balancim gomash dhe deri në 2 milion për një motor të ri, këtu përfshirë (hak pune dhe motorrin).” Ofiçinat janë të ndara në bazë të shërbimeve që ofrojnë, pasi jo çdo ofiçinë ofron një shërbim të njëjtë. Ka ofiçina të cilat ofrojnë shërbim për rregullim xhenerik dhe mekanikë, të tjera ofrojnë shërbim pompist, elekëtroauto si dhe ato që ofrojnë një shërbim për gomat apo ndryshe të njohura si gomisteri. Nëpër gomisteri çmimet për një gomë të re variojnë nga 500 lekë/gomë deri në 6000 lekë/gomë, ndërsa nëpër konçesionar gomat e reja kushtojnë mbi 100000 lekë/gomë, një kovergjencë kushton 2000 lekë dhe një balancim gomash 400-500 lekë/gomë, ndërsa në servise 3000 lekë kovergjenca dhe 500 lekë/gomë. Ndërkohë një ndërrim vaj-filtra në ofiçina kushton 7000 lekë dërsa në servis 14000 lekë.  Një pasqyrë e blerë në varreza të makinave dhe e vendosur nëpër ofiçina kushton 3000 lekë, ndërsa në servis 15000 lekë e re.
Ofiçina apo servisi?
“Sigurisht nëse kërkon të kursesh të leverdis të zgjedhësh ofiçinat, por nëse dikush është i fiksuar mbas cilësisë zgjedh serviset”. Nëse në zgjedhjen e gjithkujt për të riparuar makinën do të ishte arsyetimi ekonomik çdokush do zgjidhte ofiçinën. Kur mendon që një kontroll teknik bën vetëm 1000 lekë në ofiçina dhe në servise kushton 2000 lekë, atëhere atë 1000 lekë-sh që është diferenca ndoshta mundet ta ruash për një kontroll të dytë të mëtejshëm apo pse jo për të bërë ndonjë shërbim tietër për makinën. Një shofer i cili gjëndej në ofiçinë në momentin e intervistët u shpreh, “Për probleme të vogla, ofiçina është një zgjidhje opimale pasi realisht kursen shumë, por për probleme të mëdha, të tipit, riparim kamioje, ndërrim motorri, etj. nevojitet servisi pasi shërbimi që ofrohet është më i mirë, kjo për shkak se paisiet në servise janë më të reja dhe sofistikuara. Për shembull, kontrolli teknik në ato vende bëhet me kompjuter, pa pasur nevojën të ngrihet ajo”.
Sa kushton ‘anëtari i ri i shtëpisë’?
Në Maqedoninë fqinje 80% e makinave janë të reja dhe 20% të përdorura, ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta.
Çmimi më i preferuar për blerjen e një makine të re në treg është 10000 deri ne 15000 euro dhe çdo përfaqësi (konçesionar) ka një makinë të këtij çmimi
“Shqiptarët janë të prirur së tepërmi drejt makinave luksoze. Ata mundet të sakrifikojnë shumë, vetëm që të kenë një të tillë.”
Kështu e hap intervistën e tij për Shekullin, Shkëlzen Lushaj, Drejtori i Shitjeve të makinave pranë ‘Kadiu ShA’ në Tiranë. Ai tregon gjithçka rreth makinave në vend, mënyrën se si mund ta blesh një të tillë, kostot dhe problemet që mundet të ketë një makinë.
Çmimi i blerjes
Fillimisht ai tregon për çmimin e një makine: “çmimi i një makine në Shqipëri varjon nga 7500 euro deri ne 100000 euro. 5 vjet mëparë makinat luksoze siguroheshin nëpërmjet rrugëve të paligjshme , me një çmim më pak se gjysma.” Sipas tij , “tregu i makinave në vend, është i prirur drejt makinave të përdorura. Po të bëjmë një krahasim me vendin fqinj, Maqedoninë, do të shohim se aty janë 80% e makinave të reja dhe 20% të përdorura, ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta.”  Gjithashtu çvlerësimi që pëson një makinë nga dita që blihet me çmimin fillestar është 20% deri në 30% dhe në vitin e dytë është sërisht një 20%-ësh tjetër. Çmimi më i preferuar për blerjen e një makine të re në treg është 10000 deri ne 15000 euro dhe çdo përfaqësi (konçesionar) ka një makinë të këtij çmimi. Por si gjithmonë në Shqipëri tregu është i prirur më shumë drejt çmimit më të lirë.  Për shembull, Honda ofron në treg Honda Jazz me një kosto relativisht të lirë prej 12000 euro.
Problemet që hasen me makinat
Problemi shpesh herë qëndron në faktin se sa më e shtrenjtë të jetë një makinë aq më të shtrenjta janë pjesët e këmbimit. Pjesët e këmbimit mundet të variojnë nga 100 euro (një ndërrim vaj-filtra), deri në rreth 15000 euro për një motor të ri, tek makinat të cilat kanë një vlerë të lartë. Vaj-filtra në makinat që kushtojnë nga 10000 deri në 15000 euro mundet të kushtojnë afro 100 euro, ndërsa në makinat më të shtrenjta çmimi për këtë shërbim arrin edhe deri në 350 euro. Ndërsa për të marrë një parakolp të ri pasi ke pësuar një aksident çmimi për kategorinë e makinave ‘10000-15000 euro’ shkon nga 350-1000 euro. Motorri, që është edhe pjesa më e shtrenjtë e makinës, shkon deri në 5000 euro për makinat e kategorisë ‘10000-15000 Euro’ ndërsa për makinat e shtrenjta apo të luksit, çmimi mundet të shkojë edhe deri në 15000 euro.
“Sot pjesët e këmbimit blihen me leje qarkullimi në dorë, që për herë të parë është ofruar nga dyqanet e Kadiut në Shqipëri, duke i dhënë fund blerjes së pjesëve duke çuar atje pjesën e vjetër.” Problemet kryesore që hasin përdoruesit e makinave janë vaj-filtra, ferrota, disqe frenash, etj.
Këshilla për mirëmbajtjen e makinës:
* Ndërrim vaj filtra pas 10000 deri në 15000 Km.
* Para çdo udhëtimi të gjatë duhet të kontrolloni gjendjen totale të makinës (nivelin e vajit, nivelin e alkolit, amperin e gomave, etj).
* Të bëhen rregullisht shërbimet e zakonshme të makinës.
Të blesh makinë pa para në dorë
Çdo përfaqësi shet makinat e saj edhe me anë të kredisë “Leasing”. Kjo kontratë konsiston në pagesën minimalisht të 20% të vlerës fillestare, ndërsa pjesa tjetër e shumës paguhet për 5 vjet. Interesi bankar është afërsisht 9%. Të gjitha makinat që blihen me anë të “leasing”, kanë edhe një siguracion “kasko”, ky siguracion konsiston në pagesën e vetëm 10% të vlerës së dëmit kur pëson një aksident.

Gazeta Shekulli, 17.10.2011