Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në SHBA çdo shtëpi do të jetë gati për makinat elektrike

Këshilli i Kodit Ndërkombëtar (ICC) ka miratuar disa ndryshime në standardet e ndërtimit që shikojnë një botë në të cilën çdo shtëpi ka të paktën një makinë elektrike.

Ky është një ndryshim i madh për shtëpitë në SHBA të cilat zakonisht janë të ndërtuara me instalime elektrike vetëm për disa priza në garazh, zakonisht mjaftueshëm për një makineri larëse dhe tharëse.

ICC citon hulumtime që tregojnë se SHBA do të kenë nevojë për 9,6 milion porta të reja të ngarkimit të automjeteve elektrike deri në vitin 2030. Pothuajse 80% e tyre do të jenë në ndërtesa banimi të vetme. Gjithashtu ka dhe një përfitim monetar përsa i përket ndërtesave të reja pasi një impiant karikimi do të kushtojë rreth 900 dollarë krahasuar me 3500 dollarë që kushton në ndërtesat aktuale.

Kodet nga ICC, një shoqatë tregtare jofitimprurëse me 64,00 anëtarë, përfshirë agjensitë qeveritare dhe firmat e ndërtimit, janë në përdorim nga të gjitha shtetet e SHBA-së, si dhe juridiksionet në të gjithë botën.

Dispozitat e reja të gatshme do të shfaqen këtë tetor si pjesë e Kodeve Ndërkombëtare të 2021. Shtetet ose bashkitë zakonisht marrin të paktën gjashtë muaj duke vendosur nëse do të miratojnë standardet e fundit.

Ekspertët mendojnë se standardet e reja ka të ngjarë të merren shpejt pasi kërkesa e pronarëve të shtëpive është e lartë, dhe kostoja është relativisht e ulët dhe mendohet se të paktën gjysma e shteteve në vend do të miratojnë këto dispozita të reja kombëtare.

Scan, 13.01.2020