Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH nis të ruajë rezervat për dimrin e ftohtë

KESH ka nisur të ruajë rezervat ujore për muajt e ftohtë të dimrit, me qëllim që të mos ketë probleme me prodhimin në sasinë e duhur të energjisë që shërben për furnizimin e konsumatorëve. KESH po i kushton kujdes sigurimit të sasive të mjaftueshme të energjisë me ftohjen e motit, edhe pse këtë verë u vu re konsum i saj në nivele mjaft të larta, të përafrueshme me dimrin. Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës mbahet mbi 270 metra 3, kuotë që konsiderohet optimale si pasojë e menaxhimit të mirë të kaskadës së Drinit si dhe importeve mujore që nga muaji maj, ka realizuar KESH-i për këtë qëllim. Gjatë stinës së verës, konsumi ditor i energjisë arriti në kuotën deri në 18 milionë kwh, sasi kjo mjaft e afërt me atë që konsumohet në periudhën e dimrit. Vera e gjatë dhe e thatë, që po shoqëron edhe muajin tetor, ka tejkaluar kërkesën për energji edhe nga CEZ-i me gati 30% më shumë, ndërsa për vitin 2012 kërkesa arrin në 35% më shumë. Përballimit të kësaj rritjeje i ka shërbyer së fundi dhe marrëveshja e firmosur nga drejtuesit e dy kompanive publike KESH-it dhe KEK-ut (Korporata Energjetike e Kosovës), që parashikon shkëmbimin e energjisë mes dy sistemeve. Dy marrëveshjet e tjera bëjnë të mundur shkëmbimin e energjisë në raste emergjente si dhe depozitimin e energjisë, në rastin kur KESH-i ka rezerva të tepërta. Në vitet e fundit këto marrëveshje vjetore kanë rezultuar efikase si në rastet kur në të dy vendet rezervat hidrike paraqiten të ulëta, edhe kur nevojitet depozitimi i energjisë, kur prodhimi është i lartë.

Gazeta Standard, 18.10.2011