Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tashmë “Diezel” nga mbeturinat plastike

Në një shkrim të publikuar në revistën Fokus, shkruhej se shkencëtarët gjermanë, duke marrë dobi nga teknologjia e avancuar, arritën me suksese të zhvillojnë idenë e tyre për zgjidhjen, që nga të gjitha mbeturinat organike, siç janë gomat e makinave, mbeturinat plastike, letra, mbeturinat shtëpiake, mbeturinat e jeshile si dhe pemë të dëmtuara, mund të përpunohen dhe nga kjo mund të fitohet lënda djegëse, diezel. Pasi këto mbetje paketohen, kalojnë nëpër një cilindër prej alumini, i cili  është një katalizator që shpërndan vajin në përpunim. Reaktorët turbo, që kanë një rrotullim shumë të shpejtë, kanë një përfitim energjie që arrin deri në 270 gradë. Nga përfitimi që sjell katalizatori, ndahen molekulat e dioksidit të karbonit dhe përfitohet bazë karboni. Dhe kjo lëndë e cila është një destilacion i natyrshëm është dhe lënda djegëse diezel. Kompania Alphakat me themeluesin e saj, inxhinierin Christian Koch, i cili zhvilloi termokatalikun pa presion, filloj të bëj prodhim në seri të lëndës djegëse.

Gazeta Standard, 13.10.2011