Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gaza, fabrika që kthen plastikën në karburant

Një banor i Gazas ka ndërtuar një fabrikë të teknologjisë së lartë nga një pajisje bazë që kthen mbeturinave plastike në karburant.

Sobohi Ibrahimit , 55 vjeç , nga kampi i refugjatëve në Nusairat në qendër të Rripit të Gazas, iu deshën shtatë muaj për të ndërtuar këtë impiant.

Rrethimi i Izraelit në Rripin e Gazës çojë në harxhimin e shumë artikujve thelbësore, duke i shtyrë banorët e Gazas të shpikin makina të reja me pajisje themelore në përpjekje për të gjetur alternativa të mundshme për krizën e tyre ushqimore.

Soboh nuk pranoi ta bëjë të ditur sekretin e shpikjes së tij, por tha se ideja i erdhi në mendje pasi e dinte se plastika formohet nga karburanti dhe se mbetjet e plastikës, të cilat eksportoheshin në Egjipt nëpërmjet tuneleve, janë akumuluar në sasi të mëdha.

Në impiantin e tij, Sobohi shkrin plastikën duke e ngrohur derisa ajo të bëhet avull. Avulli pastaj kondensohet në të njëjtën makinë dhe shndërrohet në karburant.

Sipas Soboh-it, çdo 1.5 kilogram plastikë e bluar jep një litër karburant. Karburanti i ri përdoret për lëvizjen e gjeneratorëve, veturave dhe makinerive tjera të cilat operojnë me vaj.

Faza tjetër për Soboh-in mbetet që të kërkojë donatorë për të ngritur një fabrikë të madhe, ashtu që të jetë në gjendje të ripërdor tonelata mbetje plastike të akumuluara në magazina të mëdha në Rripin e Gazas.

Ai beson se kjo do të zgjidhë dy probleme; do të inkurajonte riciklimin e plastikës dhe do të krijonte një mënyrë për të ndihmuar rreth krizës me karburant.

Balkan Web, 13.04.2014