Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Banka Botërore lyp një vlerësim të ri ekonomik për projektin “Kosova e Re”

Banka Botërore kërkon që të bëhet një vlerësim i ri sa u përket ndikimeve ekonomike dhe sociale të projektit “Kosova e Re”, pasi vlerësimi i bërë në vitin 2008 ka mangësi serioze, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Vlerësimi i ri duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe duhet të ketë parasysh shpenzime totale prej fillimit të projektit deri në përfundim të tij, ka konstatuar BB-ja në një dokument, i cili është siguruar nga gazeta.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Banka Botërore të jetë garantuese e projektit “Kosova e Re”, në kuadër të të cilit parashihet hapja e mihjes së re dhe ndërtimi i një termocentralit prej 600 megavatëve.
Sipas gazetës, në këtë dokument të BB-së ka dhënë këshilla se çfarë duhet të përmbajë vlerësimi i ri, i cili duhet të hartohet nga Qeveria e Kosovës. Ky vlerësim, sipas BB-së, duhet të ketë parasysh: Rreziqet nga çmimi në ngritje i qymyrit, mungesën e ujit, zhvendosjen e qytetarëve, humbjet nga mungesa e prodhimeve bujqësore, ndikimet shëndetësore, ndikimet në punësim, mbylljen e mihjes dhe kthimin e saj në tokë pjellore, si dhe rrezikun nga vërshimet.

Gazeta Koha Ditore, 09.10.2011