Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hetime të BE ndaj Eon, RWE dhe Gazpromit

Bashkimi Evropian ka dyshime ndaj disa firmave të gazit në Evropë se veprojnë kundër rregullave të konkurencës. Hetuesit e BE-së dhe autoriteteve ndërkombëtare kanë kontrolluar disa zyra të firmave furnizuese të gazit, mes të cilave edhe filiale të firmave gjermane Eon dhe RWE. Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së në Bruksel, sfondi ka të bëjë me furnizimin e vendeve të Evropës qendrore dhe lindore me gaz. Firmave konkurente iu është bllokuar pjesëmarrja në rrjetet përkatëse. Edhe zyra në Berlin e koncernit rus Gazprom është kontrolluar.

Gazeta Bota Sot, 28.09.2011