Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët mund të rikthehen sërish në grevë urie

Në kohën kur ende nuk ka një marrëveshje, minatorët e Bulqizës pritet që të hënën të përshkallzojnë qëndrimet e tyre.
Gjatë një mbledhje të Këshillit Sindikal dhe Komisionit të Grevës është rënë dakord se rikthimi në grevë urie është një masë e pashmangshme, pasi ACR dhe strukturat shtetërore nuk kanë reaguar lidhur me situatën e krijuar në Bulqizë.
Minatorët, me fillimin e javës që vjen do të përshkallëzojnë protestat e tyre duke bllokuar rrugën kombëtare.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me vendin se ku do të zhvillohet greva e urisë.
Ndërkaq, forca policie po qëndrojnë në ambientet e ACR-së dhe në hyrje të pusit A1 në minierën e Bulqizës me qellim pengimin e minatorëve per të zënë këto ambjente për zhvillimin e grevës.
Minatoret i kane bere thirrje serish qeverise dhe parlamentit qe te reagojne lidhur me situaten e krijuar ne qytetin e Bulqizes.

Gazeta Panorama, 15.09.2011