Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqi, energjia diellore, ministri i Mjedisit sot në Berlin

Ministri grek i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike, Jorgos Papakonstantinou, shkon sot në Greqi për t’iu paraqitur drejtuesve të qeverisë gjermane dhe subjekteve të biznesit, projektin «Dielli» të Greqisë, mbi shfrytëzimin e energjisë diellore dhe eksportin e saj në Europë.
Ky projekt parashikon eksportin e energjisë në Europë dhe, nëse do të arrihet marrëveshje, pritet të krijojë rreth 60 000 vende pune në Greqi.
Programi përmban prodhimin e mijëra megavatëve energji nga parqet fotovoltaike dhe diellore termike, që do të ndërtohen në 20 000 hektarë tokë publike në Greqi.
Ministri Papakonstantinu do të takohet me ministrin e financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, ministrin e Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Nukleare, Norbert Retgken dhe zv/ministrin e Ekonomisë Kombëtare dhe Teknologjisë, Johann Choman.

www.balkanweb.com, 14.09.2011