Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studentët e Politeknikut mundësi praktike dhe punësimi pranë KESH-it

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ofron mundësi të reja për studentët e “Politeknikut”.  Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis kreut të KESH-it, Engjell Zeqo dhe rektorit të Universitetit, Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kacani,  ata  do të kenë mundësi që të zhvillojnë praktika dhe njëkohësisht të punësohen pranë këtij institucioni. Në fjalën e tij Drejtori i KESH-it u shpreh se synimi i institucionit, që ai drejton përveç praktikës, është edhe mundësia e punësimit për studentët. Ndërkohë,  rektori i Politeknikut u shpreh se bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm dhe i veçantë për studentët.

Gazeta Sot, 28.07.2011