Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Bruto bie më shumë se 1 dollar

Nafta bruto ra më shumë se 1 dollar në sesionin e sotëm, pasi shanset për një faliment në shtetet e bashkuara kanë larguar investitorët nga asetet me risk nga frika se falimenti do dëmtojë dhe sasinë që konsumon ekonomia e parë e botës.
Mungesa e një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë përgjatë fundjavës ka rrëzuar të gjithë indekset e stoqeve dhe lëndët e para dhe përfituesi i vetëm i momentit është ari që ka regjistruar një tjetër rekord historik. Nafta bruto Brent e Londrës për shtatorin ra 76 cent në 117.91 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikanë për shtatorin ra 95 cent në 98.92 dollarë për fuçi.

TV Scan, 25.07.2011