Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ashpërsohet lufta tregtare ndërkohë që Kina dhe Rusia blejnë ar

Ndërkohë që lufta tregtare për mallrat vazhdon të jetë intensive midis SHBA dhe Kinës, duket se kjo e fundit nuk po ndalet së akumuluari lingota ari duke shpenzuar kështu rezervat e saja të dollarit.

Kjo tendencë është vëzhguar edhe më dukshëm në Rusi, ku jo vetëm Banka Qendrore e shtetit po rrit rezervat e arit, por edhe transaksionet e bizneseve po shkojnë drejt një monedhe tjetër përveç asaj amerikane. Një shembull konkret është kompania Rosneft një nga eksportueset më të mëdha të naftës të shtetit sovjetik, e cila së fundmi ka vendosur që të gjitha transaksionet e saja t’i kryejë në Euro, duke nxjerrë nga qarkullimi një total prej 50 bilion dollarësh.

Në Kinë, Banka Qendrore gjithashtu rriti rezervat e saja të arit në Gusht, për muajin e dhjetë radhazi. Nga Dhjetori i këtij vitit rreth 105.7 tonë lingota ari kanë hyrë në Bankën Popullore të Kinës, çka korrespondon me një rritje prej 5.8% të rezervave të arit. Shteti aziatik gjithashtu po ndjek edhe një kurs tjetër për ‘nxjerrjen jashtë loje’ të dollarit, duke shitur bonot e qeverisë amerikane, të njohura si Treasuries.

Departamenti i Thesarit Amerikan raportoi se bankat kineze disponojnë rreth 1,110 bilion dollarë Treasuries sipas raportit të muajit korrik. Kjo është shuma më e ulët që kinezët kanë mbajtur ndonjëherë që nga Prilli i vitit 2017.

Scan,  09.10.2019