Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greva në Greqi, paralizohet Kapshtica

Greva 48 orëshe në Greqi ka shkaktuar një bllokim total të punës në pikën doganore të Kapshticës në Korcë. Në mbështetje të grevës greke është hedhur dhe pala greke në pikën doganore e të Kapshticës. Si pasojë në këtë pikë nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, por vetëm i kalimtarëve. Të gjitha automjetet që kanë mbërritur në këtë pikë janë kthyer pas.
Autoritetet doganore konfirmojnë se greva në këtë pikë të kalimit kufitar do të zgjasë 24 orë.
Ndërkohë ky vendim ka shkaktuar një paralizim të vërtetë të qarkullimit në këtë doganë që njihet për fluksin e kalimit në të dyja kahet.

www.balkanweb.com, 28.06.2011