Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri takon Z. Jan Braathu, Ambasadorin e Norvegjisë.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti sot në një takim Ambasadorin e Norvegjisë, Z. Jan Braathu.

Ministri e njohu Ambasadorin me këndvështrimin e tij për zhvillimin e sektorit energjetik në vend dhe prioritetet në kuadër të programit politik të qeverisë së re.

Z.Gjiknuri dhe Z.Braathu konstatuan bashkërisht se sektori energjetik përbën bazën më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ata nënvizuan rëndësinë e investimeve norvegjeze në energjetikë ndërsa u ndalën edhe në ndihmën teknike që mund të ofrojë Norvegjia për Shqipërinë.

Ambasadori Braathu shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmë konkrete në përmirësimin e bazës ligjore dhe në forcimin e mekanizmave rregullatore në fushën e energjisë. Pala norvegjeze është e hapur të ofrojë ndihmë edhe në kualifikimin dhe këshillimin e strukturave në Ministrinë e Energjisë dhe në institucionet e varësisë.

Energjia.al 08.10.2013