Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Cmimi i naftes brenda 20 diteve shkon ne 200 leke/litri!!!

Cmimi i naftes ka kapercyer tashme zyrtarisht nivelin e 190 leke/liter dhe asgje nuk e ndal per te arritur nivelin e 200 lek/liter. Arsyeja kryesore eshte rritja e pandalshme e cmimit te naftes ne bursat nderkombetare, per shkak te tensioneve ne Lindjen e Mesme dhe jo vetem. Gjithashtu dhe kursi i dollarit, nje faktor kryesor ne percaktimin e kostos te naftes, nuk ka pesuar ulje por ka qendruar mesatarisht ne nivelin e 1$ = 110 lek.
Diezeli 10 ppm per here te pare arriti dje ne nje nga rrjetet kryesore te karburanteve ne autostraden Tirane – Durres nivelin e 191 lek/liter, duke reflektuar keshtu rritjet e vazhdueshme ne burse. Nga ana tjeter, nje rrjet tjeter kryesor karburantesh e kishte rritur cmimin e ketij produkti qe perpara pothuajse 10 ditesh ne 196 lek/liter.
Portali i Energjise vlereson se nese kuotimi i karburantit ne bursat nderkombetare do te kete te njejten tendence rritje, cmimi i naftes ne vend do te arrije brenda 20 diteve nivelin e 200 lek/liter, duke kapercyer me se fundmi kete pengese psikologjike.

energjia.al, 20.08.2012