Kosovë, Qeveria shkarkon Bordin e Përkohshëm të KEK-ut
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese, të 37-tën me radhë.
Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.
Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. në këtë përbërje: Musa Misini – Kryesues, Drejtor; Petrit Ibraj – Drejtor; Fatime Grajcevci – Drejtore; Fadil Hoxha – Drejtor.
Agjensia e lajmeve ekonomia, 27.10.2020