Ferizaji, Shtërpca dhe Kaçaniku pa energji elektrike
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2014/06/shtylla-tensioni-high-tension-poles.jpg)
Si pasojë e një defekti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në nivelin 35kV të Nënstacioni 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Zonat e prekura nga ky defekt janë Ferizaji, Shtërpca dhe Kaçaniku.
Ekipet e KEDS janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për t’a sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme.
Agjensia e lajmeve ekonomia, 15.05.2020