Punëtorët e Uzinës së naftës në Ballsh bllokojnë punën
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2020/02/rafineria-e-Ballshit-armo.jpg)
Punëtorët e Uzinës së naftës në Ballsh kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar hyrjen e saj.
Ata nuk kanë lejuar daljen e 3 autobotëve të kompanive që administrojnë uzinën, që kanë hyrë në ambientet e saj për të marrë squfur.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura. “Jam pa bukë tërë ditën”, shprehet njëri prej tyre ndërkohë që ka bllokuar rrugën.
Shqiptarja.com 04.02.2020