Remonte në kabina, sot ndërprerje energji në Tiranë
OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme më datë 14 tetor do të ketë stakim të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE stakimi i energjisë në kryeqytet do të vijë për shkak të rikonstruksionit në kabinat elektrike.
Zonat dhe oraret ku do të stakohet energjia janë si më poshtë:
09:00-12:30
rruga “Merdar Shtylla”
9:00-15:00
rruga “Mahmut Xhelili”
09:00 – 13:00
zona tek Kopshti Zoologjik pjesërisht.
Shqiptarja, 14.10.2019