Ashpërsohet lufta tregtare ndërkohë që Kina dhe Rusia blejnë ar
Ndërkohë që lufta tregtare për mallrat vazhdon të jetë intensive midis SHBA dhe Kinës, duket se kjo e fundit nuk po ndalet së akumuluari lingota ari duke shpenzuar kështu rezervat e saja të dollarit.
Kjo tendencë është vëzhguar edhe më dukshëm në Rusi, ku jo vetëm Banka Qendrore e shtetit po rrit rezervat e arit, por edhe transaksionet e bizneseve po shkojnë drejt një monedhe tjetër përveç asaj amerikane. Një shembull konkret është kompania Rosneft një nga eksportueset më të mëdha të naftës të shtetit sovjetik, e cila së fundmi ka vendosur që të gjitha transaksionet e saja t’i kryejë në Euro, duke nxjerrë nga qarkullimi një total prej 50 bilion dollarësh.
Në Kinë, Banka Qendrore gjithashtu rriti rezervat e saja të arit në Gusht, për muajin e dhjetë radhazi. Nga Dhjetori i këtij vitit rreth 105.7 tonë lingota ari kanë hyrë në Bankën Popullore të Kinës, çka korrespondon me një rritje prej 5.8% të rezervave të arit. Shteti aziatik gjithashtu po ndjek edhe një kurs tjetër për ‘nxjerrjen jashtë loje’ të dollarit, duke shitur bonot e qeverisë amerikane, të njohura si Treasuries.
Departamenti i Thesarit Amerikan raportoi se bankat kineze disponojnë rreth 1,110 bilion dollarë Treasuries sipas raportit të muajit korrik. Kjo është shuma më e ulët që kinezët kanë mbajtur ndonjëherë që nga Prilli i vitit 2017.
Scan, 09.10.2019