Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH planifikon financime për energjinë e rinovueshme në Ballkan

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) planifikon të rrisë financimin për projekte diellore dhe të erës në Ballkanin Perëndimor në shkallë të gjerë në pesë vitet e ardhshme.
“Ne shohim një potencial të fortë që vjen nga burimet e erës dhe diellit në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe megjithëse është e vështirë të vlerësohet shuma e financimit të BERZH-it për pesë vitet e ardhshme, me siguri mund të presim një rritje të konsiderueshme të vëllimeve të financimit për të mëdha projekte diellore dhe të erës, “tha Zsuzsanna Hargitai, kreu rajonal i EBRD për Ballkanin Perëndimor.

Në dhjetor, BERZH bëri një thirrje urgjente në vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë uljen e prodhimit dhe përdorimin e qymyrit, duke investuar në burime të rinovueshme. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ende mbështeten në depërtime të mëdha të kapacitetit të gjenerimit të qymyrit, bazuar në 65%- 75% të gjenerimit të tyre. Mesatarja e BE-së, në krahasim, thuhet se është rreth 10%.

“Qasja jonë është e dyfishtë: nga njëra anë sigurojmë financim për projekte të energjisë së rinovueshme dhe efikasitet të energjisë (30% e financimit të BERZH në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2006 ishin dedikuar për ekonominë e gjelbër), dhe nga ana tjetër ne mbështesim qeveritë për të zhvilluar një kornizë rregullatore e cila do të stimulojë zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, “tha Hargitai për SEENEWS.

BERZH po menaxhon Programin Rajonal të Efikasitetit të Energjisë (REEP), i filluar në vitin 2009 për të siguruar asistencë teknike, dialog politik, stimuj dhe financim; Për të shndërruar dhe promovuar investimet e efikasitetit të energjisë në rajon”, tha Hargitai.

“Që nga viti 2013, REEP ka mbështetur 38 pika të politikave që mbështeten në direktivat e efiçiencës së energjisë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim mundësimin e investimeve të efikasitetit të energjisë. Vetëm nën REEP, BERZH ka financuar 88.6 milion euro direkt dhe përmes institucioneve financiare lokale, duke zvogëluar 112,197 ton CO2 për vit. ”

Në Dhjetor 2018, BERZH miratoi një Strategji të re të Energjisë, duke i dhënë fund investimeve në termocentralet e qymyrit. Sipas huadhënësit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia – vuan nga nivele të larta të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga varësia e tij nga termocentralet e qymyrit.

Monitor,  12.09.2019