Bien çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 39 cent ose me 0.6 për qind, dhe u tregtuan me 66.16 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 40 cent ose me 0.7 për qind, dhe u tregtuan me 59.03 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,413.04 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 28.06.2019