Nesër ndërpritet energjia elektrike në 3 kabina në Tiranë
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2015/01/oshee-logo.jpg)
Përmes një njoftimi OSHEE njofton se më datë 11 maj do të ketë mungesë të energjisë elektrike. Në intervalin kohor 01:00-06:00, OSHEE njofton se do të ketë mungesë të energjisë në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit për abonentët, mësohet se zonat që do të mbeten pa energji elektrike në oraret e mësipërme do të jenë rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro” dhe rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht.
Shkak i kësaj ndërprerje është ndërhyrja në disa kabina të përcjelljes së energjisë.
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 11 maj
Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datën 11 maj gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina në kryeqytet.
Pa energji do të mbeten këto rrugë: rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht
Shekulli, 10.05.2019