Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Chevron dhe Anadarko, bashkim gjigand në energji

Gjiganti i energjisë, Chevron lajmëroi se planifikon të blejë prodhuesin e naftës dhe gazit Anadarko Petroleum.

Marrëveshja, që do të ndërmerret në para cash’ dhe aksione, e vlerëson kompaninë në 33 miliardë dollarë.  Aksionet e Anadarko u rritën me 30% përpara hapjes së sesionit tregtar ditën e Premte, në 60.95 dollarë për aksion. Marrëveshja e vlerëson kompaninë në 65 dollarë për aksion, me një prim prej 37% nga niveli i mbylljes ditën e Enjte.

Bazuar në çmimin e mbylljes së tregtisë së Chevron prej 46.8 dollarë për aksion, aksionarët e Anadarko do të marrin 0.39 në aksione të Chevron dhe 16.25 dollarë në para cash’ për çdo aksion të Anadarko. Kreu i kompanisë, Michael Wirth tha se Chevron ka fuqizuar pozitën financiare në vitet e fundit, dhe synon të shtojë portofolin.

Marrëveshja, që kërkon ende miratimin e aksionarëve dhe organeve regulator, pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2019. Nëse miratohet, Chevron deklaroi se planifikon të shtojë programin vjetor të riblerjes së aksioneve në 5 miliardë dollarë.

Scan,  12.04.2019