Konferenca ndërkombëtare klimatike në Ballkanin Perëndimor është ndërprerë për shkak të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. Delegacionet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia u mblodhën në Tiranë për t’u bërë thirrje ambasadorëve dhe donatorëve perëndimorë për financimin e projekteve klimatike.
Por delegacioni i Serbisë këmbënguli që Kosova nuk mund të përfaqësohej me flamurin e saj kombëtar dhe se duhej të merrte pjesë nën Misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Ministri i Mjedisit i Kosovës, Fatmir Matoshi, e konsideroi këtë propozim të papranueshëm dhe braktisi konferencën së bashku me përfaqësuesin e Shqipërisë. Konferenca vazhdoi, por vetëm me ekspertë teknikë.
UNMIK-u ka qeverisur Kosovën nga viti 1999 deri n ë 2008 pas intervenimit të NATO-s për të ndaluar një goditje të përgjakshme të serbëve atje.
Scan, 11.042019